Polonia ka mbyllur gjatë natës dy aeroporte për arsye sigurie, pas sulmeve të rënda ajrore ruse në Ukrainë, njoftuan sot autoritetet e aviacionit.
“Për shkak të nevojës për të siguruar lirinë e operimit të aviacionit ushtarak, aeroportet në Rzeszóë dhe Lublin pezulluan përkohësisht operacionet ajrore”, tha agjencia kombëtare e kontrollit të trafikut ajror, PANSA në platformën X.
Të dy qytetet ndodhen pranë kufirit me Ukrainën. Ushtria polake kishte njoftuar më herët se avionët e saj luftarakë, së bashku me avionë të aleatëve të NATO-s, ishin ngritur në ajër për të mbrojtur hapësirën ajrore të Polonisë.
Megjithatë, nuk u raportua asnjë shkelje e hapësirës ajrore. Ushtria njoftoi përfundimin e misionit rreth orës 08:00 të mëngjesit.
Polonia ka nisur të ngrejë rregullisht në ajër avionët luftarakë pas sulmeve ajrore ruse në rajonet ukrainase pranë kufirit, por zakonisht këto masa nuk çojnë në mbylljen e aeroporteve polake.
