“As militantët nuk marrin pjesë”, Sula për protestën e PD-së: Nuk sjellin më as 200 veta! Opozita nuk po bën ndryshime

Në nisje të protestës kombëtare të thirrur nga opozita, ish-deputeti i PD-së Dashnor Sula ka deklaruar se as një pjesë e militantëve të partisë nuk marrin pjesë në tubime.

Gjatë një interviste televizive, Sula tha se problemi më i madh i opozitës është që nuk po sjell më ndryshime, qoftë brenda vetes apo edhe për vendin.

“Edhe militantë të PD nuk vijnë tek protesta, sepse pjesa më e madhe është e përjashtuar. Shikoni Peqin, Gramsh kanë ngelur me gishtat e dorës, por aty kanë mbetur njerëz që nuk kanë vlera që nuk bëjnë as 200 veta. Ky është problemi që ka opozita, nëse opozita nuk sjell ndryshime brenda vetes nuk mund të ndodh asgjë”, deklaroi Sula.

Po ashtu ish-deputeti nuk i ndali kritikat ndaj PD-së,teksa tha se në kohën që duhet ta mbështesë SPAK-un dhe të jetë aleatja më e madhe e tij, e sulmojnë.

“Fatkeqësisht opozita e vërtetë sot në Shqipëri përballë politikës është SPAK dhe GJKKO. Në një vende demokratike rotacioni duhet të ndodh në forcat politike nëpërmjet votës. Ndërkohë, opozita e godet fortë SPAK, ndërkohë që duhet ta bënte aleatë të saj. Berisha e quan organizatë kriminale. Pas protestave në 2011 Rama hoqi dorë nga protestat e dhunshme dhe pas dy vitesh erdhi në pushtet sepse pa që duhet një model ndryshe”, tha ai.


Shtuar 22.12.2025 18:58

Tags: , ,