Një grup i njohur i përbërë nga ushtarë kolumbianë në pension, vrau presidentin e Haitit, Jovenel Moise në fillim të kësaj jave, thotë policia haitiane.
Grupi është i përbërë nga 26 kolumbianë dhe 2 amerikanë me origjinë nga Haiti, tha shefi i policisë Leon Charles për gazetarët, informon albeu.com.
8 nga të dyshuarit ende nuk janë kapur, ndërsa 17, përfshirë dhe 2 amerikanë janë arrestuar.
Të dyshuarit e tjerë u qëlluan për vdekje nga policia gjatë një përplasje në kryeqytetin, Port-au-Prince.
Kujtojmë se në orët e para të ditës së mërkurë, një grup i armatosur hyri në shtëpinë e presidentit, duke qëlluar atë dhe gruan e tij. Moise u gjet i shtrirë në tokë me 12 plagë plumbash dhe vdiq në vend, ndërsa bashkëshortja e tij është plagosur rëndë dhe ndodhet në spital. Tashmë gjendja e saj është e qëndrueshme, informon albeu.com.
Ende nuk është e qartë se kush e planifikoi sulmin ose me çfarë motivi. Kryeministri i përkohshëm i Haitit, Claude Joseph, tha për BBC se presidenti 53-vjeçar mund të ishte shënjestruar pasi po luftonte “oligarkët” në vend./albeu.com