Një 36-vjeçar është arrestuar në Fier pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.
Gjithashtu është arrestuar një i shpallur në kërkim në Berat, pasi është dënuar me burg, për veprën penale “Mashtrimi”.
Njoftimi i policisë:
DVP Berat
Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim.
Kapet 1 shtetas i shpallur në kërkim për mashtrim.
Arrestohet në flagrancë 1 shtetas tjetër, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim, nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u bë kapja e shtetasit A. Z., 32 vjeç, banues në Drenovic, Berat.
Ndalimi i tij u bë pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier ka dërguar urdhrin e ekzekutimit me vendimin “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”.
Shtetasi A. Z. u dërgua në DVP Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.
Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. D., 36 vjeç, banues në Uznovë, Berat, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme./albeu.com