Sherri i dhunshëm me tre të plagosur në Shkodër, policia arreston dy të rinj, procedon pesë të tjerë

Policia e Shkodrës, ka arrestuar dy të rinj dhe ka proceduar pesë të mitur, pas një sherri me thika që ndodhi në lagjen “Kongresi i Përmetit”, ku tre persona mbetën të plagosur lehtë.

Sipas policisë, konflikti ka nisur për motive të dobëta dhe ka përfshirë disa të rinj të zonës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasit K. Th., 24-vjeç, dhe D. K., 19-vjeç, dhe filluan procedimin penal për pesë shtetas të mitur (4 prej tyre 17-vjeçarë dhe një 16-vjeçar).

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasit K. Th., 24 vjeç, dhe D. K., 19 vjeç, dhe filluan procedimin penal për pesë shtetas të mitur (4 prej tyre 17-vjeçarë dhe një 16-vjeçar).

Këta shtetas, në rrugë, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin dhe si pasojë, kanë pësuar dëmtime të lehta dy shtetas të mitur 17-vjeçarë. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të rastit. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin e mitur 17-vjeçar, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen V. D., 59-vjeçe, pasi nga kontrollet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, në banesën e saj u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia


Shtuar 13.12.2025 10:01