Si do kujdeseni për të mos cenuar pavarësinë nëse unë ju vij në zyrë? Anëtarja e KLP provokon Adnan Xholin! Prokurori: Do të sajdis me një kafe, në SPAK e bëjnë të mirë, u pëlqen të gjithëve… (VIDEO)

Kandidati për kreun e ri të SPAK, Adnan Xholi, ka shpalosur programin e tij për të marrë drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, por në sesionin e pyetjeve, ai u provokua nga anëtarja e KLP, Arta Mandro, e cila i tha si do të kujdeset për të mos cënuar pavarësinë nëse ajo i shkon në zyrë për një çështje të saj personale.

Xholi u kujdes t’i përgjigjej se do ta respekton si femër, do t`i jepte një kafe dhe çështja do të zgjidhej në mënyrë ligjore.

Mes batutave ai i tha:Shumicës i pëlqen kafeja në SPAK dhe me vërtet e bëjnë të mirë kafen në SPAK, por me këto do ju respektoj”.

Arta Mandro: Nëse unë do të votoja për ju dhe nesër do vija në zyrën tuaj për një çështjen time personale, si do të kujdeseni ju për të mos cenuar pavarësinë dhe presionin, po unë mund të kem një pozitë më të lartë se kjo e sotmja?

Adnan Xholi:Unë e vlerësoj pozitën që keni, por para ligjit apo kushtetutës skeni asnjë pozicioni dhe do respektoheni si gjithë të tjerët. Do ju respektoj si femër, do ju sajdis me ndonjë kafe, por zgjidhja do jetë ligjore”.

Arta Mandro: Dmth fare fare…

Adnan Xholi:Shumicës i pëlqen kafeja në SPAK dhe me vërtetë e bëjnë të mirë kafen në SPAK, por me këto do ju respektoj”.

Arta Mandro Unë nuk e pi kafen fare.

Adnan Xholi:Aq më mirë”.

 


Shtuar 11.12.2025 10:40