Igli Tares i duhet të përforcojë sulmin e Milanit, trajneri Alegri: Nuk kam nevojë të flas

Milani duhet të përforcohet në sulm. Te kuqezinjtë nuk kanë aspak dyshim për këtë, ndërsa detyra kryesore i mbetet Igli Tares si drejtor sportiv.

Vetë trajneri Alegri, u pyet sot para ndeshjes me Torinon. Ky takim është programuar për nesër në orën 20:45.

Keni kërkuar një sulmues? “Sa i përket merkatos, nuk kam nevojë të flas për të. Duhet ende edhe një muaj”, u shpreh Alegri para gazetarëve.

Milani po kalon një edicion të mirë në Seria A. Nesër mund të fitojë sërish kreun e renditjes, ndërsa aktualisht kryeson Interi me 2 pikë më tepër.


Shtuar 7.12.2025 13:40