Një foto e deputetes kosovare, Adriana Matoshi, ku shfaqet me sytë e mbyllur teksa ndodhet e ulur në karrigen e saj në Kuvend po bën xhiron e rrjetit.
Sipas mediave në Kosovë, aktoren e njohur e zuri gjumi gjatë seancës së sotme parlamentare. Ndërkohë pas përhapjes së shpejtë në rrjet të këtij imazhi, ka reaguar edhe vetë Matoshi.
I publikuan foton duke fjetur në parlament, deputetja akuzon opozitën:
Përmes disa postimeve në “Insastory”, Adriana shprehet se “e zuri gjumi pasi po fliste opozita”.
“Kur opozita flet dhe t’i e ndjen zemrën duke tu ngushtuar dhe kokën duke të dhembur”- shkroi deputetja, krahas fotos.
I publikuan foton duke fjetur në parlament, deputetja akuzon opozitën:
Ndërsa në një tjetër postim u shpreh se fotografitë janë shkrepur nga deputetët opozitarë që sipas saj nuk merren me problemet e shtetit, por harxhojnë kohën duke i bërë asaj foto dhe duke shantazhuar.
“Kolegët e opozitës nga krahu im i djathtë më shumë merren me mua se me problemet që i kanë shkaktuar vendit. Kanë kohë të bëjnë foto, kanë kohë të shantazhojnë por kurrë kohë nuk patën për të punuar që të rregullonin diçka për vendin tonë”.