OSHEE paralajmëron qytetarët në Tiranë: Nesër, 4 orë pa drita në këto zona

OSHEE ka një lajm të keq për qytetarët e Tiranës pasi në disa zona të kryeqytetit do të ndërpritet energjia elektrike për shkak të rikostruksionit të kabinave.

Energjia do të ndërpritet nesër në fashën orare 09:00-13:00, në zonën pas Stadiumit Air Albania dhe zonën pas Ambasades Franceze.

Njoftim i plotë:

Stakim, datë 9 Korrik? Në vijim të remonteve të planifikuara, në datën 9 korrik, në intervalin kohor do të stakohet energjia për tu punuar në  kabinën “Dervish Hima 2″/ Nst  Qendër. Pa energjia pjesërisht : zona pas Stadiumit Air Albania dhe zona pas Ambasades Franceze. /albeu.com/


Shtuar 8.07.2021 15:17