Gëzim Berisha, drejtor i Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë, është ndaluar për 48 orë me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.
Ndalimi është bërë me urdhër të prokurorit kujdestar, ka deklaruar Kaltrina Shala, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
Të lidhura
None found
Shala ka sqaruar se personi me inicialet G.B. është ndaluar për 48 orë në kuadër të dyshimeve për këtë vepër penale.
Sipas saj, Prokurori i Shtetit po zhvillon veprimet e nevojshme hetimore për të ndriçuar plotësisht rrethanat e rastit.







