Ervin Salianji shfaqet në protestën e PD-së para Kryeministrisë! Ish-deputeti merr detyrën, çfarë pritet të mërkurën në qytetin e Durrësit

Ish-deputeti Ervin Salianji është parë në protestën para kryeministrisë mbrëmjen e kësaj të hëne nën shoqërinë e deputetëve të PD-së.

Teksa kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar më herët që foltoret do të shtrihen në të gjithë Shqipërinë, burime për mediat bëjnë me dije se Ervin Salianji do të nisë tubimet të mërkurën në qytetin e Durrësit.

Në protestën e sotme para kryeministrisë janë parë deputetët Gazment Bardhi, Isuf Çela, Xhelal Mziu, Klevis Balliu, Tritan Shehu, Ivi Kaso, Flamur Noka, Tedi Blushi dhe Oerd Bylykbashi.

Kujtojmë se Ervin Salianji organizoi një kafe “sekrete” me disa nga kandidatët më të votuar të PD-së në zgjedhje dhe në primare, të cilët nuk arritën të fitojnë mandatin e deputetit. Ky takim u përfol si një kryengritje ndaj Sali Berishës por të pranishmit në kafen e famshme e mohuan diçka të tillë.


Shtuar 1.12.2025 19:38