Ditët e fundit në mediat rozë janë përhapur thashetheme se modelja e njohur shqiptare, Angela Martini, po i jep fund martesës me bashkëshortin e saj, miliarderin rumun Dragos Savulescu.
Megjithatë, pavarësisht spekulimeve, Martini vazhdon të mbajë në rrjetet sociale momentet e veçanta me partnerin e saj, me të cilin çifti ka edhe një djalë. Asnjë nga imazhet e tyre të përbashkëta nuk është fshirë, gjë që ka ngritur dyshime mbi vërtetësinë e lajmeve për ndarje.
Kjo ka bërë që shumë ndjekës të mendojnë se ndoshta gjithçka ka qenë vetëm një zhurmë mediatike dhe një mënyrë për të tërhequr vëmendjen e publikut, derisa vetë çifti të vendosë të reagojë përfundimisht.
Në mungesë të një deklarate zyrtare, mbetet për t’u parë nëse rumorët do të konfirmohen apo do të rezultojnë thjesht një spekulim i radhës i medias rozë.
