Policia ka identifikuar personin e dytë që ndodhet në banesën e rrethuar në fshatin Orosh të njësisë administrative Qafë-Mali, bashkia Fushë-Arrëz.
Përveç Julian Cumrakut, në objekt ndodhet edhe Arben Uka, të dy persona me precedentë penalë.
Sipas burimeve, gjatë operacionit Cumraku ka bërtitur “Allahu Ekber”, ndërsa efektivët i kanë bërë thirrje që të dorëzohen paqësisht. Forcat e rendit kanë siguruar perimetrin dhe vazhdojnë negociatat.
Aksioni policor ka filluar në orët e para të mëngjesit, pasi uniformat blu lokalizuan dy personat në një banesë të braktisur prej kohësh në Orosh. Forcat speciale, policia lokale dhe grupet e negociatorëve ndodhen në terren.


