700 familje shqiptare depërtohen nga Britania, avokati: Ka ende shpresë! Sa zgjat procesi dhe cilat janë hapat që duhen ndjekur

Plani i largimit të 700 familjeve shqiptare nga Mbretëria e Bashkuar ka ngjallur shumë interes. Ligjet britanike dhe konventat ndërkombëtare, si Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, sigurojnë mbrojtje për të drejtën e familjes, jetën private dhe interesin më të mirë të fëmijëve.

Procesi i largimit ndjek rregulla të qarta dhe familjet kanë të drejtë të ankohen dhe të kenë akses në gjykata. Shpenzimet e lidhura me deportimet, si përdorimi i avionëve privatë, janë gjithashtu një temë diskutimi, dhe ekzistojnë mekanizma kontrolli për të siguruar që fondet publike të përdoren në mënyrë të drejtë dhe efikase.

Avokati Sajmir Kumrija ka sqaruar procedurat që duhen ndjekur pasi sipas tij jo të gjitha rastet janë të pa shpresa.

“700 familjet shqiptare janë të parët në procesin e largimin nga Mbretëria e Bashkuar. Është pak e largët e gjitha kjo nga e drejta ligjore, kur ligji i përket të gjithëve jo vetëm një etnie të caktuar. Ka krijuar jehonë fakti që familjet shqiptarë kanë marrë një etiketim të mirëfilltë në Parlament, pasi nuk bëhet fjalë për azilantë në përgjithësi, por ata me origjinë nga Shqipëria. Kjo sjell një konflikt politik dhe institucional mes dy vendeve.


Shtuar 23.11.2025 12:05