Të shoqëruar nga policia, mbërrijnë në GJKKO bashkëpunëtorët e Ballukut, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi (VIDEO)

Këtë të shtunë 22 nëntor 2025, dy bashkëpunëtorët e ngushtë të Belinda Ballukut, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, janë thirrur  në GJKKO, ku do të mbahet seanca për komunikimin e masës së sigurisë.

Siç shihet nga pamjet, dy zyrtarët që janë në ‘arrest shtëpie’, janë shoqëruar në Gjykatën e Posaçme nga forca policie.

Gjykata e Posaçme, vendosi dy ditë më parë masën e pezullimit nga detyra për Belinda Ballukun, si dhe i ndaloi daljen jashtë vendit.

Ndërsa për Gentian Gjylin, drejtor i ARRSH dhe Erald Elezin, administrator i KESH, u vendos masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Balluku po hetohet për tenderin e tunelit të Llogarasë, si dhe për lotin nr.4 të Unazës së Madhe, ndërsa akuzohet për shkelje të barazisë në tendera.


Shtuar 22.11.2025 08:53