Thashethemet shumëvjeçare që qarkullojnë prej dekadash rreth atësisë së Khloé Kardashian u rikthyen sërish në qendër të vëmendjes në episodin e fundit të “The Kardashians”. Në një moment të papritur, Kim Kardashian i dhuroi motrës së saj Biblën e babait të tyre, Robert Kardashian Sr., e cila dikur i ishte dhënë O.J. Simpson-it.
Sipas People, Kim ka marrë pjesë në një ankand për të blerë Biblen, pasi objekti i cili dikur ishte në pronësi të Robert Kardashianit i ishte dhuruar Simpson-it në vitin 1994, pas akuzave të rënda të ngritura ndaj tij për vrasjen e ish-bashkëshortes, Nicole Brown Simpson, dhe mikut të saj, Ronald Goldman.
Khloé reagoi menjëherë, e irrituar që familja e saj duhej të bidonte për një objekt kaq personal:
“Sa idiotë… pse nuk na e dhanë thjesht? Është e provuar që është babai ynë… thjesht na e jepni.”
Në atë moment Kim bëri një batutë që ndezi sërish spekulimet shumëvjeçare:
“Epo, ende diskutohet mes kujt – mes O.J.-t dhe babit,” – tha ajo me humor, duke iu referuar thashethemeve se Kris Jenner dhe Simpson kishin pasur një lidhje.
Khloé nuk e shmangu shakanë:
“E di… i bie që cilido prej tyre të jetë babai im,”- u përgjigj ajo, duke e marrë situatën me ironi.
Kim më pas shtoi se Khloé e meriton Biblën “edhe më shumë”, pasi objekti u përket në njëfarë mënyre “të dyve”: Robertit dhe O.J.-t. Robert Kardashian, i ndarë nga jeta në vitin 2003, ishte një nga avokatët kryesorë të Simpson gjatë gjyqit të famshëm të viteve ’90 që tronditi Amerikën.
Khloé e mbylli bisedën me një tjetër thumb humoristik:
“Të dy baballarët e mi, ma jepni mua!”
Episodi ka ndezur sërish debatin e vjetër rreth asaj se kush është në të vërtetë babai biologjik i Khloé Kardashian, një temë që familja shpesh e ka adresuar me humor, por që vazhdon të mbetet një nga kuriozitetet më të mëdha të publikut.
