Reshje shiu dhe shtrëngata/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme, 18 nëntor 2025

Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet i vranët, ndërsa reshjet e shiut priten të bëhen prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa lokalisht në Veriperëndim e Jugperëndim reshjet e shiut hera-herës me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave dhe stuhive.

Reshjet e shiut do të vijojnë gjatë gjithë ditës të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar, ndërsa lokalisht pjesa perëndimore me reshje shiu me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave dhe stuhive.

Në majat e maleve në verilindje dhe në zonën e Alpeve reshje bore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me shpejtësi mesatare 8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në
momentin e zhvillimit të vranësirave pritet të fitojë shpejtësi deri 20m/sek

Deti do të ketë valëzim të forcës 4-5 ballë.


Shtuar 18.11.2025 07:22