Debate në Komisioni për Çështjet e Brendshme, Bledi Çuçi kërkon përjashtimin e Nokës

Këtë të hënë, janë regjistruar tensione në mbledhjen e Komisionit për Çështjet e Brendshme. Mësohet se Bledi Çuçi, është përplasur me deputetin demokrat, Flamur Noka.

Nuk dihet se çfarë e shkaktoi përplasjen mes tyre, ndërsa raportohet se në një moment Çuçi i drejtohet Nokës duke i thënë “kë sheh, kë sheh…”.

Më pas ka ndërprerë seancën dëgjimore.

Pas rifillimit të seancës, Çuçi ka kërkuar përjashtimin e Nokës me 10 ditë dhe i kërkoi atij të lërë sallën.

“Ju përjashtoj nga seanca dëgjimore e komisionit për fyerje të kryetarit të Komisionit. Ju lutem lëreni mbledhjen, jeni i përjashtuar, sepse pengon punimet e seancës, fyen, kërcënon drejtuesin e seancës dhe drejtuesin e institucionit. Lëreni sallën të vazhdojë punimet. Po vazhdove do ti kërkoj parlamenti të kërkojë 10 ditë përjashtim. Lereni sallën, jeni i përjashtuar”, tha Çuçi.


Shtuar 17.11.2025 15:55