Përgjegjësitë e Ballukut sa mali i Dajtit/ Berisha: Të protestojmë deri në dorëheqje

Këtë të hënë, në konferencë me gazetarët, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shprehet se përgjegjësitë e Belinda Ballukut në aferat korrupotive, “janë të mëdha sa Mali i Dajtit”.

Berisha tha se në protestën që zhvillohet sot, kërkesa e prerë është dorëheqja e Edi Ramës dhe e Belinda Ballukut.

“Ndaj unë ftoj qytetaret të paraqiten në këtë protestë. Të nisim sezonin e protestave të vazhdueshme derisa të realizojmë qëllimin tonë që qytetarët të votojnë të lirë”, tha Sali Berisha.

Berisha: Protesta para kryeministrisë zhvillohet me kërkesën e prerë, dorëheqjen e Ramës dhe Lubi Ballukut. Janë jo të paktë qytetarët që mendojnë se kjo protestë duhej të zhvillohej para ministrisë së Energjitikës, por jo, sepse nuk është autore kryesore Lubia, është masha e Ramës në aferën e Llogarasë, në aferën e Portit të Durrësit, në aferën e aeroportit të Vlorës. Pra e vërteta është se ajo ishte një instrument që Rama e ka përdorur për vjedhjet e tij. Ajo ka përgjegjësi ligjore me të madhe se Mali i Dajtit. Por akoma më të madhe e ka Edi Rama dhe janë bashkëautorë në krime të shëmtuara në vjedhje të medha. Ndaj unë ftoj qytetaret të paraqiten në këtë protestë. Të nisim sezonin e protestave të vazhdueshme derisa të realizojmë qëllimin tonë që qytetarët të votojnë të lirë.


Shtuar 17.11.2025 13:19