Zgjedhjet e pjesshme lokale, Berisha: Mbështetja e kandidatëve të pavarur nuk ishte gabim! Rama u braktis nga qytetarët

Kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar se strategjia e përdorur nga PD në zgjedhjet e pjesshme lokale të 09 nëntorit, nuk ishte një gabim.

Sipas tij kjo tregoi se kryeministri Edi Rama se asnjë skenar nuk lejon mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme, ndërsa shtoi se PS u braktis nga qytetarët.

“Mbështetja e kandidatëve të pavarur nuk ishte gabim. Opozita duhet të tregojë vullnet për hapje. Kjo faktoi se në asnjë variant Rama zgjedhje nuk bën.
Populli e braktisi Ramën, braktisje ekzemplare, kjo tregon që ne si opozitë duhet të kapitalizojmë revoltën në shpirtin e zemrat e shqiptarëve e ta kthejmë në energji të fuqishme në përmbysje të regjimit”, tha ai në bashkëbisedim me qytetarët online.


Shtuar 15.11.2025 15:18