Shqipëria shkoi zyrtarisht në “play off” të Botërorit, por në Serbi e shfrenojnë gjithë fantazinë: Ky skenar na dërgon edhe ne

Serbët kanë pësuar një tronditje të madhe në këto kualifikuese të Botërorit 2026. Shqipëria e mbylli si vend i dytë duke u bërë përfaqësuesja e parë që siguron fazën “play off”.

Në Serbi megjithatë kanë shfrenuar fantazinë, duke treguar skenarin e vetëm që do i dërgonte edhe ata në “play off”. Teoria e tyre është e vetmja që tregon se ekziston një mundësi.

Duhet të përmbushen tre nga katër skenaret që do përmenden në vazhdim, për të ndodhur mrekullia. Rumania, Irlanda e Veriut dhe Suedia të jenë në dy vendet e para të grupeve të tyre. Po ashtu Belgjika të mos jetë në një nga dy vendet e para.


Shtuar 14.11.2025 20:06