Sokol Balla: Z.Kryeministër, zv/kryeministrja po atë ditë të premte u mor në hetim për mosbarazi në trajtimin e tenderit për tunelin e Llogarasë, ju nuk keni bërë asnjë koment
Edi Rama: Edhe s’kam ndërmend të bëj. Cfarë komenti të bëj? Si tha Loro Boriçi shiu ka punën e vet ne kemi punën tonë.
Sokol Balla: SPAK-u ka punën e vet ju keni punën tuaj?
Edi Rama: Normal, janë të ndara. Nuk kemi asnjë dilemë në këtë pjesë.
Sokol Balla: Dhe nuk ndryshon asnjë?
Edi Rama: Cfarë do të ndryshojë?
Sokol Balla: Ju e dini…
Edi Rama: Çfarë do të ndryshojë? Duhet të mësohemi me këtë. Nuk është diçka që tanimë kemi nevojë akoma të jetojmë për të mësuar. Duhet të mësohemi me këtë, që jetojmë në një sistem ku Partia Socialiste e Shqipërisë dhe askush tjetër, që të jemi shumë të qartë për këtë me mua në krye, i kemi njohur pavarësinë e plotë drejtësië. Dhe njësoj siç janë tërhequr fuqitë koloniale nga teritoret e kolonizuara kemi tërhequr politikën nga territori i drejtësisë. E kemi tërhequr. Dhe jemi të vetmit garant për mosfutjen përsëri të politikës në territorin e drejtësisë.
Sokol Balla: Jeni të sigurt për këtë?
Edi Rama: Jam 100% i sigurt sepse të tjerët përbetoheshin që do ta shkrijnë SPAK-un të nesërmen po të fitonin zgjedhjet.
Sokol Balla: Po unë këtë po thoja…
Edi Rama: Jo po të fitonin por kur të fitonin zgjedhjet.
Sokol Balla: Unë këtë po thoja por nga ana tjetër duket që fashikujt e SPAK-ut të përhapen nga deputetët e opozitës. Nga këtu thoni që nuk ka influencë politike, ndoshta nuk ka influencë politike nga ju por a jeni i sigurtë që nuk ka nga pala tjetër?
Edi Rama: E kisha në sensin që jemi të vetmit garant që politika nuk do të futet në atë territor për ta rimarrë prap territorin dhe për ti njohur drejtësisë…
Sokol Balla: Dhe unë këtë po ju pyes, a jeni i sigurt që kjo nuk ndodh dhe sot?
Edi Rama: Nuk po flasim për lidhje, për kanale, për prokurorë që bëjnë lojëra me median që rrjedhin informacione, që rrjedhin sekrete hetimore etj etj, por nuk po flasim për këto, difekte, faje, krime brenda sistemit të drejtësisë. Po flasim për pavarësinë e atij territori dhe për garancinë që ai territor nuk do të pushtohet nga politika dhe garant për këtë jemi vetëm ne. Të tjerët do ta kishin ripushtuar nëse do të kishin fituar zgjedhjet dhe janë gati në çdo moment që të marrin pjesë në nje ripushtim. Por kjo nuk ka për të ndodhur sa te jem unë këtu.
