Dua Lipa ka nisur turneun e saj botëror Radical Optimism në Amerikën Latine, duke dhuruar dy net spektakolare në Kili.
Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare mahniti publikun me performanca plot energji, duke ndezur atmosferën në çdo këngë.
Vendet e Amerikës Latine njihen për publikun e tyre të zjarrtë dhe energjinë e jashtëzakonshme – e tillë ishte edhe atmosfera në koncertet e Duas, ku çdo moment ishte një festë.
Në pamjet që vetë këngëtarja i publikoi në Instagram, shihet një det me njerëz që kërcejnë dhe njëherazi me hitet e saj, si One Kiss dhe New Rules, kjo e fundit në një version remix që ngriti emocionet në kulm.
Pas koncertit, Dua ndau një mesazh falënderues në spanjisht për fansat kilianë:
“Faleminderit pafund, Santiago! Dy net plot magji me ju! Mezi pres ta përsëris!!!!!! 🇨🇱”.
Dua Lipa pritet ta përmbyllë turneun “Radical Optimism” më 5 dhjetor. Deri më tani, artistja ka përfunduar me sukses koncertet në Australi, Zelandën e Re, Evropë dhe SHBA, ndërsa datat për turneun në Azi ende nuk janë shpallur.
