Fazli Veseli përcillet sot për në banesën e fundit në Mitrovicë. Djali i tij, Kadri Veseli, i cili po mbahet në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë, me shumë gjasë nuk do të jetë prezent në varrim.
Zëdhënësja e Gjykatës Speciale, Angela Griep, është shprehur se për këtë çështje do të vendosë paneli i gjykatës
“Kuadri ligjor i Dhomave të Specializuara të Kosovës lejon personat e ndaluar të bëjnë kërkesa tek Paneli kompetent kur ka arsye bindëse humanitare. Paneli do të vendosë për kërkesa të tilla”, ka thënë Griep.
Nga ana tjetër, familjarët e Veselit kanë deklaruar se mu kanë thënë që vijojnë me procedurat mortore, edhe nëse ai nuk do mund t’ia dalë të jetë prezent. Fazli Veseli prej muajsh ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, shkruan Express.
Takimin e fundit me babanë, Kadri Veseli e pati në Spitalin e Mitrovicës në maj të këtij viti. Gjykata Speciale e liroi përkohësisht që të kishte mundësi ta vizitonte.