Dalin pamjet, si u qëllua pas shpine nga shqiptarët Altin Pojana në Itali (VIDEO)

Mediat italiane kanë publikuar pamjet nga plagosja e 39-vjeçarit shqiptar, Altin Pojana.

Sherri që solli dhe plagosjen e rëndë ndodhi mes të rinjve në mbrëmjen e 18 prillit.

Të katër të arrestuarit, të gjithë me kombësi shqiptare, janë në burg përkundër kërkesave të ndryshme të bëra nga avokatët e tyre përkatës për të zbutur masën e sigurisë në “arrest shtëpie”.

Ende nuk dihet motivi i sherrit mes shqiptarëve të cilët kanë dhënë dëshmi të ndryshmë në polici.   /albeu.com/

 

 


Shtuar 7.07.2021 17:37