Vrasja e Gilmando Danit në Rinas/ Shoqërohen 15 persona, kontrolle në Tiranë, Kamëz dhe Fushë-Krujë

Policia e Tiranës, i ka kërkuar zyrtarisht Spanjës për të zbuluar lëvizjet e Gilmando Danit dhe Muçi Shaljanit, për qëndrimin e tyre 4 ditor në Barcelonë.

 

 

Deri më tani, autoritetet e huaja nuk i kanë kthyer përgjigje policisë shqiptare. Që pas atentatit, policia ka kryer kontrolle në disa zona të ndryshme, Tiranë, Kamëz, Nikël dhe Fushë-Krujë.

Kontrolle u ushtruan në godina të braktisura dhe te persona të skeduar më herët. Deri tani nuk është gjetur asgjë me vlerë për hetimin.

Gjithashtu, janë shoqëruar të paktën 15 persona, kryesisht familjarë të viktimës dhe të plagosurit.

Ekspertiza paraprake nga morgu i Tiranës, ka nxjerrë se Gilmando Dani ka marrë 20 plumba në trup, ndërsa në vendngjarje janë gjetur mbi 80 gëzhoja.

Në Spitalin e Traumës, vijon të jetë i intubuar Muçi Shaljani, i cili mori 10 plumba në trup, 2 prej të cilëve në kokë.

 


Shtuar 13.11.2025 11:07