Një sherr mes disa personave në Vlorë ka degraduar në përdorimin e thikave. Mësohet se gjatë sherrit mes disa personave, një 30-vjeçar me inicialet B.S., është plagosur me thikë dhe është dërguar menjëherë në spital.
Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta ndërsa policia ka nisur hetimet për rastin. Ende nuk ka persona të shoqëruar në komisariat ndërsa blutë e qytetit kanë nisur punën për të identifikuar personat që janë përfshirë në sherr.
Njoftimi i Policisë
Rreth orës 20:00, në lagjen “24 Maji”, gjatë një konflikti për motive të dobëta midis disa shtetasve, ka mbetur i dëmtuar me mjet prerës shtetasi B. S., 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e personave të dyshuar të përfshirë në këtë konflikt, në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.
