Kryebashkiakja e re e Vlorës, Brunilda Mersini, është shpallur e lumtur për fitoren në zgjedhjet e pjesshme lokale, ndërsa ka deklaruar se nuk është e shqetësuar sa i përket pjesëmarrjes së ulët në votime.
“Jam e kënaqur nga pjesëmarrja, ajo prodhoi një fitore. E rëndësishme është fitorja, por normalisht që do të ketë një analizë.
Jam një grua që vi nga rrugët e qytetit dhe jam e përkushtuar ndaj njerëzve të tij. Do të jem njeri i përkushtuar dhe me ndjeshmëri për qytetin”, shprehet ajo.
Ndërkohë, Mersini ka deklaruar se fitoren ia dedikon Partisë Socialiste.
Brunilda Mersini, u shpall fituese përballë dy kundërshtarëve, me 15.672 vota (78.4%).
