Geraldo dhe Rozefa, janë bekuar me katërnjakë, një vajzë dhe tre djem, të cilët që në ditët e para të jetës, po përballen me një sfidë të madhe.
Katër foshnjet kanë nevojë urgjente për t`u dërguar për operacion jashtë vendit, pasi rrezikojnë të humbasin shikimin përgjithmonë.
Dy prej tyre kanë hemorragji në sy për shkak të çarjes së arterieve, ndërsa dy bebet e tjera rrezikojnë po të njëjtat pasoja nëse nuk ndërhyhet në kohë.
Për shkak të shpenzimeve të mëdha dhe pamundësisë për t’i mbuluar të gjitha vetë, familjarët kërkojnë ndihmën e shqiptarëve.
Nëpërmjet hapjes së një GoFundMe, Geraldo dhe Rozefa, kërkojnë të plotësojnë shumën e 100 mijë eurove dhe t’i sigurojnë katërnjakëve trajtimin e duhur përpara se të jetë shumë vonë për ta.
