Berisha paralajmëron: Së shpejti protesta e parë kombëtare! Parlamentin nuk do e bojkotojmë

Në daljen e tij të përditshme para medias, kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmeruar protesten e rradhes.
Berisha: Kjo nuk do të thotë bojkot i parlamentit, jo. Por kjo do të thotë se opozita do zhvillojë betejë edhe brenda parlamentit. Ajo ka të gjithë potencialin, të gjithë trashëgiminë dhe kësaj dhune të pandërprerë, kësaj mbyllje goje të opozitës në parlament, ajo do i përgjigjet me mjete adekuate, si në komisione, ashtu edhe në sallën e parlamentit.

Berisha: Opozita do të hapë platformën parlamentare para Kryeministrisë ku do të flasin deputetët dhe qytetarët
Së pari. Së dyti, kjo është opozita e votës së dhunuar. Kjo është mazhoranca e zgjedhjeve të vjedhura. Protestat kombëtare janë tejet të vonuara dhe së shpejti do komunikojnë para jush protestën e parë kombëtare dhe pastaj në vazhdim, ku ftojmë të gjithë ata qytetarë që janë të gatshëm të luftojnë për votën e lirë kundër një regjimi që e ka konfiskuar atë, e ka vjedhur atë.

Kundër një regjimi që ka përdorur të gjithë potencialin ekzekutiv, shtetëror, financiar, logjistik, mediatik për të blerë, për të influencuar, për të ndikuar dhe për t’u marrë votën shqiptarëve. Përpjekja jonë për të transformuar parlamentin në një tribunë të fjalës së qytetarëve dhe interesave të tyre, has në absurditetin, në banditizmin e paprecedent parlamentar në historinë e vendit.

Qeveria u miratua pa debat. Programi i saj pa debat. Buxheti dje pa debat. Të gjitha pa debat. Atëherë ne do hapim platformën parlamentaro-qytetare para ndërtesës së Këshillit të Ministrave si hap i parë. Por ne ndaj këtij regjimi jemi të vendosur të qëndrojmë me të gjithë potencialin dhe forcën tonë. Ne nuk nënshtrohemi.


Shtuar 7.11.2025 15:14