Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar për herë të parë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që e riktheu në detyrë, duke e cilësuar atë si një fitore të demokracisë dhe të votës së lirë.
Në një mesazh të publikuar përmes avokatëve të tij, Veliaj shprehet se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ishte për një individ, por për qytetarët e Tiranës dhe për parimet e shtetit të së drejtës.
Ai shtoi se ky vendim përfaqëson një mesazh më të gjerë për respektimin e demokracisë dhe të ligjit në vend.
Veliaj falënderoi qytetarët e Tiranës për mbështetjen dhe durimin e treguar gjatë kësaj periudhe.
