Ish-banorja e Big Brother VIP Heidi Baci ka zbuluar se është në një lidhje të re dashurie.
Gjatë një interviste televizive, Heidi Baçi ka deklaruar se beson tek dashuria dhe se është shumë e lumtur.
“Patjetër, gjithmonë. Nëse mund të jap një këshillë, mos hiq dorë, është gjëja më e bukur. Po jam shumë e lumtur”, tha Heidi.
Ndërsa e pyetur nëse do të ndryshonte diçka nga rrugëtimi i saj në Big Brother VIP, tha se nuk do të ndryshonte asgjë dhe tha se nuk ka pengje.
“Do e lija veten e lirë, nuk do ndryshoja asgjë, unë punoj fort me jetën time që të mos të kem pengje”, theksoi ajo.
