Daniele De Rosi, do të rikthehet të trajnojë një klub të Serisë A pas Romës. “Sky Sport”, raporton se pas largimit të Patrik Vieiras, klubi i Xhenoas, ka vendosur të emërojë italianin.
Sipas raportimeve në Itali, janë ende disa formalitete për t’u përfunduar, por më pas do të nisë procesi i nënshkrimit të kontratës.
Ky emërim vjen në një moment kritik për Xhenoan, e cila ka pasur një fillim të vështirë sezoni dhe kërkon stabilitet pas ndryshimeve të shumta në drejtim.
De Rosi, i njohur për karrierën e tij të gjatë dhe të suksesshme si lojtar i Romës dhe përvojën e tij të parë si trajner, pritet të sjellë autoritet dhe disiplinë në skuadër.
Trajneri ka mundësinë të tregojë aftësitë e tij taktike dhe të japë një impuls pozitiv për skuadrën, duke shpresuar të rikthejë Xhenoan në rrugën e fitoreve.
