Ja këndoj këngën dhe s`ma ndjen për asnjë/ Zbardhen bisedat e Ballukut me Evis Berberin: Mbylleni sot me urgjencë…

Detaje të reja kanë dalë në dritë, lidhur me dosjen e SPAK, për zëvendëskryeministren Belinda Balluku, ku flitet edhe në lidhje me komunikimin që zv.kryeministrja ka me ish-kreun e ARRSH Evis Berberi.

Në biseda sqarohet se si manipulohej tenderi për Tunelin e Llogarasë, që më pas iu dha kompanisë turke, me një ofertë 50 mln euro më shtrenjt se ajo e kompanisë “Gjoka”.

Pjesë nga biseda:

Belinda Balluku:Mendoj ta anullojme skualifikoji te gjithe”.

Evis Berberi: “Jam mese dakort. Se kam diçka qe sme kuadron ne gjithe situatën. Kur e do sot apo nesër. Mgjth nese te duhet ja kendoj kengen sma ndjen shume per asnje dhe e çoj ku duhet”.

Belinda Balluku:Jo jo kam ate ndjesine time qe nuk duhet”.

Evis Berberi:E ke te frikshme ndjesine. Kur e do”.

Belinda Balluku: “Me jep afatet nese e shpallim neser”.

Evis Berberi:Max 24 mars ankimimi ne MIE ne 25 i kthejme pergjigje. Max 4 prill ankohet ne KPP dhe min 14 prill max 22 prill kthen KPP pergjigje. Duhet ta rishpallim pernjehere qe t’i djegim afatet e ankimimit ne gjykate”.

Në datën 18.03.2020, në orën 11:30, Belinda Balluku i dërgon Evis Berberi mesazhet:Po si ke lajmeruar te tjeret per anullim? Mbylleni sot me urgjence”.

Evis Berberi:Po gysin sot e ke te mbaruar”. … … Në orën 17:09, Evis Berberi: “E mbyllem”. / BalkanWeb


Shtuar 5.11.2025 13:00