Paraqitet në Prokurorinë e Posaçme ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është paraqitur pasditen e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Basha ka hyrë në godinën e SPAK rreth orës 16:00, por deri më tani nuk ka informacion zyrtar mbi arsyen e paraqitjes së tij.

Ende nuk dihet nëse ai është thirrur për t’u marrë në pyetje në cilësinë e personit nën hetim, dëshmitar apo për ndonjë procedurë tjetër hetimore.


Shtuar 30.10.2025 16:20