ANDREW NËN ZJARR SËRISH/ Princi priti Epstein, Maxwell dhe Weinstein në Royal Lodge gjatë festës së vajzës së tij në 2006

Një zbulim i ri ka hedhur sërish dritë mbi lidhjet e diskutueshme të Princit Andrew.

BBC raporton se në vitin 2006, në festën e 18-vjetorit të vajzës së tij, ai priti në rezidencën e tij Royal Lodge tre nga figurat më të përfolura në botën e skandaleve Jeffrey Epstein, Ghislaine Maxwell dhe producentin Harvey Weinstein.

Të tre vizituan shtëpinë e princit përpara se të shkonin në ballon me maska në Kështjellën Windsor vetëm pak ditë para arrestimit të Epstein për abuzim ndaj një të miture në Florida.

Në një intervistë të mëparshme, Andrew tha se nuk kishte dijeni për hetimet ndaj Epstein-it kur u dërgua ftesa. Por pas botimit të kujtimeve të Virginia Giuffre, që e akuzon princin për marrëdhënie seksuale të detyruara, presioni publik ndaj tij është rritur ndjeshëm.

Epstein dhe Maxwell janë parë më parë edhe në rezidenca të tjera mbretërore përfshirë Balmoral dhe Sandringham ndërsa Andreë ka pranuar se ka qëndruar në pronat e tyre në SHBA dhe Karaibe.

Qentë e braktisur pranë termocentralit bërthamor të Çernobilit bëhen blu
Ndërkohë, pyetje të reja po ngrihen mbi mënyrën se si princi financon jetesën e tij, pasi ai jeton në Royal Lodge thuajse pa qira, ndërkohë që nuk është më anëtar i familjes mbretërore që punon.

Pallati i Buckinghamit nuk ka komentuar ende, ndërsa zbulimi i fundit rrezikon ta rikthejë Princin Andrew në qendër të një stuhie të re publike dhe ligjore.


Shtuar 28.10.2025 16:19