Përplasje në Kuvend/ Berisha-mazhorancës: Ulsiu nuk do që të pyes për dy kostumet e Altin Hajrit dhe çantën “Louis Vuitton”

Këtë të hënë, Kuvendi ka nisur me debate sa i takon raportimeve të drejtuesve të institucioneve të Drejtësisë. Ish-kryeministri Sali Berisha, kundërshtoi duke thënë se deputetët duhet bëjnë pyetjet.

Gjithashtu, kreu demokrat akuzoi deputetët e mazhorancës janë mëkatarë, ndërsa drejtoi gishtin nga Ulsi Manja, duke thënë se; “nuk do të që të pyes për kostumet që solli Altin Hajri, për çantën “Louis Vuitton” apo edhe për 500 mijë eurot”.

“Ju jeni mëkatarë, të gjithë keni dosje. Ata kanë mëkatet e tyre. Ky është një kompromis që bëhet mes mëkatarëve sesi t`i mbuloni.

Unë e kuptoj që Ulusi nuk do të që të pyes për kostumet që solli Altin Hajri, për çantën “Louis Vuitton”, për 500 mijë eurot.

Ky tjetri nuk do që ta pyes për bisedat me Mario Çelen, nuk do që ta pyes për dëshminë e Eriona Daupajt.

Ky është një kompromis mbi krimin. Ju bëni një gabim historik nëse i hiqeni deputetëve të drejtën për të pyetur”, tha Berisha.

Deklarata e Berishës ne Kuvend:

Së pari, mendoj se me këtë qëndrim po shkelet një nga parimet më themelore të barazisë midis palëve.

Në qoftë se pala që pyetet ka të drejtë të përgjigjet, pala që pyet ka të drejtë të lexojë pyetjet dhe kjo ka qenë në të gjithë kohërat.

E vërteta është se ajo që citoni ju është jashtë kontekstit.

Pse është jashtë kontekstit?

Së pari këto institucione nuk kanë ekzistuar në këtë formë në të gjitha vitet që ju përmendet.

Së dyti, ka një taktikë që është përdorur edhe për institucionet, edhe për Këshillin e Ministrave, në rtaste të caktuara për qëllime taktike, opozita vendos të heqë dorë nga pyetjet dhe kjo është një praktikë e përsëritur në këtë parlament.

Së treti, nga viti 2022 e këtej, pyetjet janë bërë siç duhet, dhe zotëri, në rregulloren e parlamenteve të të gjithë botës, jo vetëm që jep pyetjen me shkrim, por çdo deputet ka të drejtën e pyetjes orale të padepozituar.

Kjo është e vërtetë në Parlamentin Evropian, në Këshillin e Europës, në çdo asamble parlamentare dhe ju e hiqni këtë pa asnjë të keq.


Shtuar 27.10.2025 11:27