Ditën e sotme, kryetari i Partisë “Mundesia” Agron Shehaj, iu drejtua socialistëve me akuza të forta në Kuvend.
Gjatë fjalës së tij, Shehaj akuzoi mazhorancën se paguan 90% të mediave për të mos publikuar lajmet që nuk favorizojnë PS-ne.
Ai iu referua rastit të Belinda Ballukut, e cila është thirrur nga SPAK pë r t’u njohur me hetimet ndaj saj.
Agron Shehaj: Shiko Taulant ti je mësuar, duke i bërë shqiptarët për budallenj, kjo nuk ka dyshim. Ky komision ka vetëm një qëllim të zhdukë partitë e reja. Lojërat tuaja që bëheni bashkë dhe pa përfshirë askënd na dilni me listën që na fusnin dhe ne para nuk na bën pis. Taulant ku i gjen paratë miliona euro? Doli një lajm para disa ditësh së zv.kryeministrja është në hetim për korrupsion nuk doli në 90% të mediave sepse ju i paguani dhe flisni këtu për financimin e partive politke, t’ju vijë turp.
