Banesa dhe biznese të përmbytura në Vaun e Dejës, orienditë shtëpiake “notojnë” në ujë

Dëmet e shkaktuara janë të mëdha, pasi më shumë se 100 shtëpi kanë patur prezencë uji brenda, ndërsa me dhjetra hektarë tokë janë dëmtuar bashkë me gjënë e gjallë.

Një prej të prekurve nga përmbytjet, Ernest Paluku, i cili jeton afër përroit të Glinës që doli nga shtrati, u shpreh se ka ikur nga banesa e tij, duke braktisur edhe biznesin që kishte, nga frika e përmbytjeve të tjera.

Ai u shpreh se shteti duhet të ndërhyjë me investime në lumenj e përrua. Zv.kryetari i bashkisë Vau Dejës, Ervis Preçi, tha se tashmë grupet e punës po bëjnë evidentimin e dëmeve dhe janë në gatishmëri për të ndihmuar të përmbyturit.

Vau i Dejës, është bashkia më e prekur nga përmbytjet, por probleme nga vërshimi i përronjve kishte edhe në Gurin e Zi apo Kryebushat si edhe tek Harku i Bërdicës.

 


Shtuar 27.10.2025 11:06