Holta Zaçaj: Nuk jemi pronë e politikanëve, një Gjykatë Kushtetuese që nuk guxon, është thjesht dekor institucional

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, ka marrë pjesë në konferencën për 30-vjetorin e partneritetit mes Shqipërisë, Këshillit të Europës dhe Komisionit të Venecias, ku deklaroi se; “një Gjykatë Kushtetuese që nuk guxon është thjesht dekor institucional”.

Zaçaj theksoi se ky është mësimi i 30 viteve i partneritetit të Kushtetueses me institucionet evropiane.

Më tej, ajo theksoi se të drejtat e njeriut nuk janë thjesht një ideologji apo sistem mendimesh abstrakte, por janë pjesë pandarë e qenies sonë, që marrin kuptim dhe zbatohen nga të gjitha institucionet shtetërore.

Zaçaj u shpreh se Komisioni i Venecias, ka qenë partner i çmuar për GJK nëpërmjet këshillave mendimeve, megjithatë Komisioni i Venecias nuk mund të përdoret për të kundërshtuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese që janë fakultative dhe përfundimtare dhe duhen zbatuar.

Gjithashtu,  theksoi se GJK nuk është dekorative, nuk është pronë e politikanëve, por kontratë me qytetarin.

“Kjo është edhe për të respektuar ndarjen e pushteteve, GJK nuk është dekorative, nuk është pronë e politikanëve, por kontratë me qytetarin. Vetëpërmbajta është forcë dhe jo dobësi”, tha ajo.

Holta Zaçaj: Doja ta nisja fjalën time duke thënë se një Gjykatë Kushtetuese që nuk guxon është thjeshtë një dekor institucional. Ky është mësimi i 30 viteve i partneritetit tonë me institucionet evropiane.

Të drejtat e njeriut nuk janë një ideologji apo sistem mendimesh abstrakte, janë pjesë pandarë e qenies sonë, që marrin kuptim që përkthehen ne veprime konkrete dhe zbatohen nga të gjitha institucionet shtetërore.

Gjykata Kushtetuese ka reflektuar si qasje gjatë veprimtarisë së saj vendime të rëndësishme dhe dha vendime të rëndësishme, si kontrolli banesave, kontrolli arbitrar.

Në lidhje me Komisionin e Venecias, ai ka qenë partner i çmuar për GJK nëpërmjet këshillave mendimeve.

Marrëdhënia mes nesh është i barabartë dhe bashkëpunues. Baza e të dhënave të Komisionit të Venecias është një bazë kushtetuese universale.

Çdo vendim i ri kontribuon në shtetin e së drejtës. Megjithatë Komisioni i Venecias nuk mund të përdoret për të kundërshtuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese që janë fakultative dhe përfundimtare dhe duhen zbatuar.

Kjo është edhe për të respektuar ndarjen e pushteteve, GJK nuk është dekorative, nuk është pronë e politikanëve, por kontratë me qytetarin. Vetëpërmbajta është forcë dhe jo dobësi. E domosdoshme që demokracia të jetë kushtetuese, me respektim të ligjit dhe pushtet gjyqësor të pavarur.

Drejtësia duhet të jetë jo vetëm e drejtë, por edhe kushtetuese, nëse nuk respekton kushtetutën, rrezikon të bëhet mjet pushteti dhe jo i pavarur. Koha e Shqipërisë Kushtetuese Evropiane ka ardhur.

Gjykata është detyruese dhe nuk duhet të anashkalohet as nga institucionet e shtetit, as gjykatat, as prokuroria dhe as administrata.

Çdo vendim i ynë kontribuon në thesarin e përbashkët. Vendimet e Kushtetueses janë përfundimtare, detyruese dhe nuk mund të vihen në dyshim nga asnjë organ i pushtetit dhe as nga ne.

Gjykata është arbitri i lojës demokratike. Ne nuk kemi lapsin, por gomën, nuk shkruajmë ligjin por fshijmë ato që bien ndesh me Kushtetutën.

Sundimi i shumicës, edhe kur është i ligjshëm, mund të çojë në ligje ku mund të shkelen të drejtat themelore, ndaj është e domosdoshëm që demokracia të jetë sunduese.


Shtuar 20.10.2025 15:00