Zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, KQZ për herë të parë do të përdorë Inteligjencën Artificiale në nxjerrjen e rezultateve

Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Shqipëri, së bashku me International IDEA, do të mbajë një takim në Tiranë, ku në qendër të diskutimeve do të jenë teknologjia, digjitalizimi, dhe zgjedhjet.

Kryekomisioneri i KQZ, Ilirjan Celibashi u shpreh se tashmë ka filluar në version eksperimental, përdorimi i inteligjencës artificiale (AI) për kërkimin dhe marrjen e informacioneve zgjedhore nëpërmjet faqes së internetit të KQZ-së, si dhe për të ofruar asistencë për administratën zgjedhore apo subjekte të tjera të përfshira në procesin zgjedhor.
“Më 9 nëntor të këtij viti do të zhvillohen zgjedhje të pjesshme për kryetarë të disa bashkive të vendit. Stafi i KQZ-së po punon për të aplikuar, për herë të parë, përdorimin e AI-së në numërimin dhe vlerësimin e fletëve të votimit dhe në nxjerrjen e rezultateve.

Ky projekt do të shërbejë si test dhe, për momentin, nuk do të zëvendësojë procedurën manuale të numërimit dhe vlerësimit të votave, e cila mbetet mënyra zyrtare e referimit”, deklaron Celibashi


Shtuar 17.10.2025 10:53

Tags: ,