As në ceremoninë e zgjedhjes së Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në OKB, kryeministri Edi Rama nuk i kurseu kritikat ndaj BE.
Gjatë fjalës së tij, Rama tha se BE e ndau Ballkanin dhe nga shpërndarjet e vaksinave kundër COVID-19. Më tej, kreu i qeverisë tha se është më mirë të jesh i rrethua nga kufijtë e BE se sa një vend i izoluar siç ishte Shqipëria para viteve ’90.
“Sot Ballkani nuk do të ishte i ndarë, deri dhe për vaksinat kundër vdekjes, nga BE, edhe pse jeton fizikisht i rrethuar nga kufijtë e BE, megjithatë në asnjë mënyrë nuk duhet mohuar se është shumë më mirë të jesh i rrethuar nga kufijtë e BE, se sa nga telat me gjemba, brenda të cilëve ishte i izoluar ky vend, kur u anëtarësua nga Kombet e Bashkuara, dhe u deshën tre dekada për të parë nga vetja aftësinë e të qenit të barabartë në tryezat ndërkombëtare”,-tha kryeministri Rama.