Presidenti i Amerikës, Donald Trump ka bërë një paralejmërim të ashpër ndaj Hamasit. Trump tha se ata duhet të çarmatosen, në të kundërt çarmatimi i tyre do të bëhet nga SHBa-ja.
“Nëse ata nuk çarmatosen, ne do t’i çarmatosim. Dhe kjo do të ndodhë shpejt dhe ndoshta me dhunë ”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë një ditë pasi vizitoi Lindjen e Mesme për të festuar armëpushimin në Gaza.
Mediat e huaja shkruan se Trump nuk dha detaje se kush do të përfshihej në çarmatosjen e Hamasit ose nëse do të përfshinte forcat amerikane. Udhëheqësi i SHBA-së deklaroi se Hamasi e kishte siguruar atë duke ju përgjigjur se do të fillonin të tërhiqeshin. Në veri të territorit, ndërsa forcat izraelite u tërhoqën nga Qyteti i Gazës, policia e armatosur me maska të zeza e qeverisë së Hamasit ka rinisur patrullimet në rrugë.
Hamasi, i cili pushtoi Gazën në një luftë të shkurtër civile në vitin 2007, ka rimarrë me shpejtësi rrugët e zonave urbane të Gazës pas tërheqjes së pjesshme të trupave izraelite javën e kaluar. Banorët e Gazës thanë se luftëtarët e Hamasit ishin gjithnjë e më të dukshëm, duke u vendosur përgjatë rrugëve të nevojshme për shpërndarjen e ndihmave