Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani ka folur së fundmi lidhur me krimet zgjedhore dhe efikasitetin që “Task Forca” e ngritur nga struktura e posaçme pati.
Gjatë fjalës së tij, Dumani theksoi se në zbatim të rekomandimeve të Kuvendit, u ngrit një Task Forcë për krimet zgjedhore e cila u shtri në të gjitha qarqet e vendit. Ai theksoi se gjatë procesit u regjistruan dhjetëra kallëzime dhe verifikime, ku në disa raste SPAK ndërmori veprime të plota hetimore, duke çuar përpara hetime të thelluara dhe të strukturuara.
Kryeprokurori bëri me dije se në kuadër të hetimeve u mor i pandehur një kryetar bashkie për korrupsion aktiv zgjedhor, rast në të cilin u konstatuan elementë të qartë të korrupsionit masiv. Po ashtu, Dumani njoftoi dhe një tjetër kryebashkiak është nën hetim për të njëjtën vepër penale.
“Nga 194 materiale që janë depozituar. Procedime 10 raste ka regjistruar SPAK. Nga ana e SPAK janë bërë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për çdo kallëzim Aktualisht ne për zgjedhjet 2025, kemi marrë të pandehur një kryetar bashkie për korrupsion aktiv, jemi rast ky rast kemi parë korrupsion masiv. Kemi nën hetim një kryebashkiak tjetër, po për korrupsion aktiv gjatë procesit zgjedhor. Kemi arrestuar disa persona vetëm për zgjedhjet e 2025, disa janë dërguar për gjykim, disa janë në hetim. Kemi dhe 38 procedime penale që po ndjekim me prioritet. I përmenda për të thënë që ka vend për të bërë shumë më tepër, por duhet të kemi parasysh që SPAK ka 20 prokurorë, nuk jemi as tatime as dogana, jemi 20 prokurorë”, tha Dumani teksa më tej “iu përvesh” deputetit të Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashit i cili gjatë fjalës së tij akuzoi Prokurorinë e Posaçme për neglizhencë dhe mos funksionim të Task Forcës.
Sipas kreut të SPAK “Task Forca” ka funksionuar në kohë reale për çdo denoncim dhe ka reaguar menjëherë ndaj çdo pretendimi. Madje ai iu drejtua Bylykbashkit duke i thënë që i ka dërguar prokurorë në Durrës në orët e natës të cilët deputeti edhe i ka falenderuar.
“Ne kemi pasur edhe bashkë komunikim, edhe me prokurorin e Durrësit, çdo pretendimin tuaj kemi vërtetuar në kohë reale, të kam dërguar prokurorë në mes të natës. Sa herë është sinjalizuar SPAK që duhet të jetë në terren, madje ju edhe e keni falenderuar prokurorin e posaçëm. Por rezultati është ky që ju sa bëni një denoncim dhe ne ndërtojmë punën, pasi kërkon organizim ajo punë për ta hetuar çështjen, ne sapo organizojmë punën shikojmë në media me titra që filan vend po blihen vota”, tha Dumani.
Pjesë nga fjala e Dumani:
Ne në zbatim të rekomandimeve të Kuvendit krijuam një task forc për krimet zgjedhore e cila u shtri në të gjitha qarqet e Shqipërisë. Nuk mund të them që Task Forc ka dështuar, ka vend për të përmirësuar. Gjatë zgjedhjeve të fundit janë regjistruar dhjetëra kallëzime. Ne kemi marrë seriozisht çdo kallëzim nga të gjitha subjektet për ccdo inf të përcjellë. Ka kryer verifikime dhe SPAK ka regjsitruar procedime. Nga 194 materiale që janë depozituar. Procedime 10 raste ka regjistruar SPAK.
Nga ana e SPAK janë bërë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për çdo kallëzim Aktualisht ne për zgjedhjet 2025, kemi marrë të pandehur një kryetar bashkie për korrupsion aktiv, jemi rast ky rast kemi parë korrupsion masiv. Kemi nën hetim një kryebashkiak tjetër, po për korrupsion aktiv gjatë procesit zgjedhor. Kemi arrestuar disa persona vetëm ëpr zgjedhjet e 2025, disa janë dërguar për gjykim, disa janë në hetim. Kemi dhe 38 procedime penale që po ndjekim me prioritet. I përmenda për të thënë që ka vend për të bërë shumë më tepër, por duhet të kemi parasysh që SPAK ka 20 prokurorë, nuk jemi as tatime as dogana, jemi 20 prokurorë. Faktikisht disa gjëra duhen thënë.
Ne kemi pasur edhe bashkë komunikim, edhe me prokurorin e Durrësit, çdo pretendimin tuaj kemi vërtetuar në kohë reale, të kam dërguar prokurorë në mes të natës. Sa herë është sinjalizuar SPAK që duhet të jetë në terren, madje ju edhe e keni falenderuar prokurorin e posaçëm. Por rezultati është ky që ju sa bëni një denoncim dhe ne ndërtojmë punën, pasi kërkon organizim ajo punë për ta hetuar çështjen, ne sapo organizojmë punën shikojmë në media me titra që filan vend po blihen vota. Unë dua të them çfarë kemi bërë ne. Zoti Gjoni ka bërë një denoncim publik. Ja kush është zoti Gjoni kemi ccuar prokurorë është marrë kallëzim, janë pyetur qytetarë. Në Shkodër sërish të njëjtin gjë,. Në Shkodër, të njëjtën gjë. Ne jemi 20 prokurorë, unë do doja mos kishim asnjë rast të korrupsionit në zgjedhje, jam i shqetësuar njëssoj si dhe ju për blerjen e votës sepse para se të jemi prokurorë jemi qytetarë të këtij vendi.
Vota është e shenjtë dhe qytetarët duhet të votojnë të lirë. Por, kapacitetet e SPAK këto janë. Ne kemi bërë punën tonë. Kemi pasur një problematikë te faqja që hapëm për denoncimet publike dhe me sugjerimin të një deputeti të opozitës ndryshuam edhe faqen sepse gabimisht te denoncimet kërkuan dhe ID. Ne e ndryshuam. Që ka punuar faqja gjatë gjithë kohës unë e kam aktive, e kam me grafik, e vetmja gjë që nuk ka funksionuar pas orës 19:00 të 11 majit është telefoni i gjelbërt pasi kontrata me operatorin ishte 11 maji, që mbylleshin dhe zgjedhjet dhe madje edhe te faqja është e bërë e ditur që ky nr është aktiv deri në 11 maj.