Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj kërkon Diellën në burg

Vështirësitë për të dëgjuar të gjitha CD-të dhe audio-regjistrimet e seancës paraprake në burg, kanë bërë që ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, të kërkojë ndihmë teknike — ose siç tha ai me ironi, “të ketë Diellën” në burg.

Beqaj ka pretenduar se nuk është njoftuar sipas ligjit për akuzën ndaj tij, ndërsa gjatë seancës ka shprehur pakënaqësi për dokumentacionin që i është vënë në dispozicion.

“Me sa duket më duhet një Diell, s’kam si t’ia bëj… ose një kompjuter”, u shpreh Beqaj.

Ish-ministri ka kontestuar gjithashtu procesin paraprak, në të cilin akuza ndaj tij është rikualifikuar nga “shpërdorim detyre në bashkëpunim” në “vjedhje duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.

“Procesverbalet që më keni dhënë janë të paplota”, tha Beqaj.

Në përgjigje, gjyqtarja sqaroi se ato janë “shënime të përmbledhura” dhe se i gjithë materiali ndodhet në CD.

Gjatë leximit të procesverbaleve të seancës paraprake — e zhvilluar me dyer të mbyllura — Beqaj tha se gjyqtarja kishte përdorur si argument faktin që ai është “informaticien dhe i vëmendshëm në seancë”.

Dosja ndaj tij është voluminoze, me rreth 600 fashikuj, që përkthehen në mbi 30 mijë faqe dokumentacion gjyqësor.


Shtuar 14.10.2025 14:44