Java nis me kthjellime dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për ditën e hënë

Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
moti date 13 tetor

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin pa përjashtuar vranësira të pakta deri mesatare kalimtare.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë zonave luginore dhe vijës bregdetare e kryesisht në atë veriperëndimorë pritet të fitojë shpejtësi 10 m/s.

Valëzimi i forcës në detet Adriatik dhe Jon ido të jetë i forcës 1-2 ballë.


Shtuar 12.10.2025 17:53

Tags: ,