S’ka më dyshime, ish-kryeministri kanadez dhe Katy Perry shfaqen duke u puthur në jaht

Ish-kryeministri kanadez, Justin Trudeau dhe ylli i popit, Katy Perry, duket se tashmë i kanë dhënë fund thashethemeve. Prej kohësh flitet për një romancë mes tyre, ndërsa Perry dhe Trudeau janë fotografuar teksa shkëmbejnë një puthje në jaht.

Çifti u panë duke ngrënë një darkë intime në restorantin Le Violon në Montreal këtë verë. Megjithatë, të dy refuzuan asokohe të komentojnë mbi statusin e marrëdhënies së tyre.

Ish-kryeministri kanadez, Justin Trudeau u nda nga gruaja e tij Sophie në gusht 2023 pas 18 vitesh martesë. Ata kanë dy djem, Xavier, 18 vjeç, dhe Hadrien, 11 vjeç, dhe një vajzë,Ella-Grace, 16 vjeç.

Perry ka një vajzë pesëvjeçare, Daisy Dove Bloom, me yllin e Piratëve të Karaibeve, Orlando Bloom. Ajo gjithashtu ka qenë e martuar me komedianin Russell Brand nga viti 2010 deri në vitin 2012.
P


Shtuar 12.10.2025 16:05