Ditën e sotme, një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lushnjë-Berat, ku si pasojë ka përfunduar në spital një 30-vjeçar.
Sipas burimeve, 30-vjeçari A.G drejtuesi i makinës tip Toyota, është transportuar me urgjencë në Spitalin e Lushnjës.
Në vendngjarje mbërriti policia rrugore dhe zjarrfikësit.
Policia e vlerësoi rrethanat e aksidentit dhe dyshon se njëri prej drejtuesve të mjetit, ka qenë me shpejtësi të lartë.