Hysaj: “Kemi ardhur këtu për fitore, por ndaj Serbisë nuk mjafton 100%”

Elseid Hysaj ka folur në konferencë për shtyp, ndërsa në prag është ndeshja me Serbinë. Lojtari i Kombëtares u shfaq krah trajnerit Sylvinho para mediave të pranishme.

Si është kjo pragsfidë? Të them të drejtën për mua emocionalisht gati e njëjta. Po e përjetoj shumë emocionalisht, është e vështirë dhe e bukur. Me zorr po pres të jemi në fushë nesër.

Masat e sigurisë kanë qenë edhe herën e kaluar, besoj një gjë për sigurinë e tyre. Mund të na japin karikim, meqë jemi të mbrojtur.

Të them të drejtën është kënaqësi dhe nder të arrij rekordin e Lorik Canës, por mendoj për ndeshjen dhe Kombëtaren. Jam për skuadrën, pastaj do shikojmë gjëra tjera mbrapa.

Këshilla për të rinjtë? Të them të drejtën është shumë e thjeshtë se sa erdhëm këtu, nga sa u nisëm nga hoteli e deri tani, lojtarët e kanë përjetuar emocionalisht gjithçka dhe besoj se do të jetë një motivim se të gjithë e kanë kuptuar se si do të jetë kjo ndeshje.

Pritshmëria për ndeshjen? Normalisht që në ndeshjen e kaluar fitorja ishte për ne se luajtëm mirë dhe të them të drejtën këtu kemi ardhur me të njëjtën gjë. Një ndeshje është, ndeshje futbolli që nuk dihet si mund të shkojë, siç ishte në Shqipëri, por futbolli është futboll, mund të kesh raste ti, të shënosh apo humbasësh, thjesht të japim 100% dhe pastaj të shohim si do të shkojë pas ndeshjes.

Përqindje për fitoren e ndeshjes? Ne kemi ardhur këtu për fitore, as për barazim a humbje, siç e thashë duhet të jemi të përqendruar. 100% ndoshta nuk del, duhet të jemi 120%, se është ndeshje delikate dhe e fortë se mund të jetë finale për ne dhe ata.

Të gjithë, si unë, e mendojnë si unë, që duhet të vijmë për fitore se nuk vijmë për rezultat tjetër. Por siç e thashë, futbolli është shumë i çuditshëm, nuk dihet si mund të shkojë. Gjëja e rëndësishme është që të gjithë të hyjmë në fushë në një mendje që të hyjmë në fushë për një fitore dhe nesër mund të jetë dita.

Normale, e dimë se Serbia ka lojtarë dhe sulmues të mirë. Kam luajtur në Itali me sulmuesit që ka Serbia. Janë të gjithë me kualitet, edhe ne kemi. Dimë ta përballojmë sulmin e Serbisë, tha Hysaj.


Shtuar 10.10.2025 18:51