Janë zyrtarizuar emrat e katër prokurorëve kandidatë për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë bën me dije se 4 kandidatë që do të garojnë janë prokurorët Klodian Braho, Elvin Gokaj, Doloreza Musabelliu dhe Adnan Xholi.
Njëri prej tyre do të zgjidhet mes prokurorëve të SPAK për një mandat 3-vjeçar pa të drejtë rikandidimi, pasi më 18 dhjetor përfundon mandati i Altin Dumanit.
NJOFTIM PËR MEDIA
Lidhur me listën e kandidatëve që kanë shprehur interes për pozicionin e Drejtuesit të SPAK
Në vijim të procedurës për përzgjedhjen e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), njoftojmë se, në përfundim të afatit zyrtar dhe kohës së pritjes për depozitimin e dokumentave nëpërmjet shërbimit postar, pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë kanë depozituar shprehjen e interesit për këtë pozicion prokurorët si më poshtë vijon:
* Klodian Braho
* Elvin Gokaj
* Doloreza Musabelliu
* Adnan Xholi